I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Një valë e ashpër dimërore ka shkaktuar të paktën 34 viktima në Shtetet e Bashkuara, duke shtrirë ndikimin e saj nga jugu deri në verilindje të vendit dhe duke paralizuar infrastrukturën energjetike dhe transportin ajror.
Autoritetet federale dhe shtetërore kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa zona, ndërsa temperaturat e ndjera nga era kanë zbritur në nivele ekstreme, duke e bërë të rrezikshëm ekspozimin në ambiente të hapura edhe për periudha shumë të shkurtra.
Sipas të dhënave zyrtare, viktimat kanë humbur jetën për shkaqe të ndryshme, përfshirë hipoterminë, aksidentet rrugore, rrëzimet e pemëve dhe përdorimin e pasigurt të burimeve alternative të energjisë gjatë ndërprerjeve të gjera të rrymës elektrike.
Situata është përkeqësuar nga ndërprerjet masive të energjisë, që kanë lënë qindra mijëra familje pa drita, kryesisht në shtetet jugore. Ndërkohë, mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar, duke krijuar kaos në aeroportet kryesore të vendit.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se kushtet ekstreme pritet të vijojnë gjatë ditëve në vijim, me rrezik të lartë për ngrirje dhe hipotermi, duke u bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
KOHA JONË SONDAZH

