Iku nga vendi pas protestave, ish-kryeministrja po hetohet për vr@sje

Ndaj ish-kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina ka nisur një hetim për vrasje, lidhur me ekzekutimin e një personi gjatë protestave të dhunshme kundër saj. Gjashtë figura të tjera në qeverinë e mëparshme po hetohen gjithashtu pas javëve të trazirave vdekjeprurëse në kryeqytetin Dhaka.

Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi në fillim të këtij muaji, për t’u strehuar në Indinë fqinje, ndërsa thirrjet që ajo të jepte dorëheqjen u shtuan. Më shumë se 400 persona u vranë gjatë demonstratave studentore që kulmuan me kërkesat kundër qeverisë së Hasina. Shumë prej tyre u qëlluan nga policia, me urdhër të saj.

Hasina i kërkoi policisë të shtypë protestuesit, duke iu referuar atyre si “jo studentë, por terroristë që synojnë të destabilizojnë kombin”. Qeveria e re përmban shumë prej protestuesve dhe drejtohet nga laureati i Nobelit për Paqe, Muhamed Yunus.

SHKARKO APP