Indeksi Global i Paqes: Vetëm 10 vende në botë të lira nga konfliktet

Bota po bëhet një vend më i rrezikshëm dhe tani ka vetëm 10 vende të cilat mund të konsiderohen plotësisht të lira nga konflikti, sipas autorëve të Indeksit Global të Paqes. Sipas një artikulli të realizuar nga britanikja “The Indepedent”, ka theksuar që përkeqësimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, mungesa e një zgjidhje për krizën e refugjatëve dhe një rritje e vdekjeve nga sulmet terroriste, kanë kontribuar që bota të jetë më pak e qetë në vitin 2016 se sa ishte në vitin 2015.

Dhe tani ka pak vende në botë mund të konsiderohet me të vërtetë në paqe, e me fjalë të tjera, nuk janë të angazhuara në ndonjë konflikt, si nga brenda apo nga jashtë. Sipas Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, indeksi për 10 vitet e fundit, ka arritur në përfundime që vetëm vende si: Botswana, Kili, Kosta Rika, Japonia, Mauritius, Panama, Qatar, Zvicra, Uruguai, dhe Vietnami janë të lirë nga konflikti.

Por si paraqitet Europa në këtë raport?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shkrimit ku thuhet se: “Islanda u emërua sërish vendi më paqësor në botë, e ndjekur nga Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia. Siria u emërua sërish vendi më pak paqësor. Së fundi, indeksi ka identifikuar Europën përsëri si rajoni më i qetë në botë, i cili ka shtatë nga 10 vendet e para në listë. Megjithatë, kontinenti nuk është imun ndaj luftës. Britania, Franca, Belgjika dhe të tjerët janë të përfshira thellë në konflikt të jashtëm në Lindjen e Mesme, dhe përballen me një kërcënim në rritje për paqen nga terrorizmi ndërkombëtar. Pra, duke pasur parasysh të gjitha paralajmërimet e tmerrshme nga të dyja anët për sigurinë e Europës, nëse Britania largohet nga BE-ja, bën IEP të parashikojnë një ndryshim në fatet e rajonit në rast të Brexit”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej gazeta citon se: “Brazili është vendi që ka rënë nga lista dhe si një nga vendet më të këqinj nga viti në vit, i cili paraqet një shqetësim serioz përpara Olimpiadës. Por ndoshta rezultati më i shquar nga indeksi i paqes këtij viti, ishte shkalla në të cilën situata në Lindjen e Mesme po tërheq poshtë pjesën tjetër të botës, kur është fjala për paqe”.

Indeksi tregon se 81 vende u bënë më paqësore në vitin e kaluar, ndërsa situata u përkeqësua në 79 vende. Ndryshe nga vitet paraprake, megjithatë, IEP ka vënë re një prirje të qartë, ku vendet më të qeta janë përmirësuar më tej, ndërsa vendet më pak paqësore janë edhe më keq, duke prodhuar atë që quhet “pabarazia e paqes” në të gjithë botën.

Sipas investigimit të “The Indepedent”, arsyeja kryesore prapa kësaj është paaftësia për të zgjidhur konfliktet të cilat janë në zhvillim. Konfliktet në Afganistan dhe Irak kanë vazhduar për më shumë se një dekadë.  Indeksi tregon se paqëndrueshmëria politike është përkeqësuar në 39 vende në 12 muajt e fundit, duke përfshirë edhe atë që raporti e përshkroi si “rasti goditës” të Brazil.

10 vendet më të qeta

Islanda

Danimarka

Austria

Zelanda e Re

Zvicra

Finlanda

Kanada

Japonia

Australia

Republika Çeke

10 vendet më pak paqësore

Siria

Iraku

Afganistani

Sudani i Jugut

Republika Qendrore e Afrikës

Somalia

Sudan

DR Kongo

Pakistan

Koreja e Veriut

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?