FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Industria godet ekonominë gjermane – Stanjacioni, rezultati më i mirë për tremujorin e dytë

Prodhimi industrial në Gjermani,  ra më shumë se ç’pritej në Qershor,  kryesisht prej rënies së mallrave të  ndërmjetëm dhe atyre kapitale,  ç’ka rriti shqetësimet se ekonomia më e madhe e Europës është tkurrur në tremujorin e dytë.

Prodhimi industrial ra me 1.5% gjatë muajit, që është një normë shumë më e dobët se tkurrja me 0.4% që prisnin analistët.  Kriza në sektorin e manifakturës  në  Gjermani pritet të vazhdojë për shkak të  rritjes së tensioneve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Të dy vendet janë destinacione të rëndësishme të eksporteve për kompanitë gjermane. Në të gjithë tremujorin e dytë, prodhimi industrial ra me 1.8%,  kryesisht prej rënies së madhe të prodhimit të metaleve, makinerive dhe automjeteve, sipas Ministrisë së Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Industria vazhdon trendin negativ”, deklaroi Ministria.   Prodhimi në ndërtim ra me 1.1% në tremujorin e dytë, ndërsa prodhimi i energjisë humbi 5.9%. Sipas analistëve, të dhënat për industrinë mbështesin pritshmëritë se Produkti i Brendshëm Bruto është tkurrur lehtë në tremujorin e dytë.   Stanjacioni është rezultati më i mirë për ekonominë gjermane.   Qeveria pret një rritje me 0.5% këtë vit dhe një rimëkëmbje prej 1.5% në 2020-ën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?