FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inteligjenca Gjermane: ISIS përdor metoda të reja kamuflimi si refugjatë

Grupet terroriste duket se kanë ulur sinjale për sulme por Gjermania ka dhënë alarmin. Referuar një artikulli të fundit të gazetës “Die Welt”, ku sipas një raporti thuhet se: “Pas rritjes së masave të rrepta të kontrollit, Shteti Islamik në mënyrë specifike dhe intensive po trajnon militantet për t’i kamufluar ata si refugjatë të zakonshëm në mënyrë që të kalojnë të gjithë procedurat e nevojshme për të përfituar azil në vendet europiane”.

Inteligjenca gjermane,  shton se ISIS po përdor metoda të reja që militantët të mos tërheqin vëmendjen e forcave të zbatimit të ligjit. Të qëndruarit të ftohtë në procesin e marrjes në pyetje dhe mohimi i çdo prapavije ushtarake janë disa nga taktikat citon raporti.

Shërbimet Sekrete gjermane thonë se disfata që ISIS po pëson në fortesat e tyre në Lindjen e Mesme për shkak të përparimit të forcave të koalicionit, ka bërë që qindra  anëtarë aktivë, mbështetës, simpatizantë të organizatave terroriste apo individëve të vetë-radikalizuar me shumë gjasë të jenë në mesin e azilkërkuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e martë policia gjermane ka  kryer kërkime intensive në një operacion të madh duke mësyrë  në xhami, apartamente dhe zyra në kërkim të personave të dyshuar. Bastisja erdhi pasi qeveria ndaloi një grup qe akuzohet se është duke u përpjekur për të rekrutuar luftëtarë për të ashtuquajturin Shtet Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?