Iran: Humb jetën nga Covid-19 anëtari i parlamentit

Ligjvënësi iranian Issa Jafari ndërroi jetë për shkak të Covid-19.

Lajmin e konfimruan njoftuan mediat shtetërore ditën e sotme (13 korrik).

Jafari, i cili përfaqësonte qytetet Bahar dhe Kabudarahang në parlament, ishte shtruar në kujdesin intensiv në një spital në Teheran që prej të mërkurës (8 korrik).

Issa Jafari është anëtari i tretë i parlamentit në Iran që vdes nga  Covid-19, që nga shpërthimi i epidemisë në muajin shkurt.

Fatemeh Rahbar, nga Teherani, dhe Mohammad Ali Ramezani, nga provinca Gilan, kanë qenë dy ligjvënësit tjerë që kanë vdekur pas infektimit me këtë virus.

Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus në muajin prill, por ai është shëruar.

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në botë dhe ka shqetësime se shifrat reale janë shumë më të larta.

Deri më tani janë shënuar 13,032 viktima dhe janë regjistruar 259,652 të infektuar.

SHKARKO APP