Irani: Mahsa Amini vdiq nga sëmundja, jo nga goditjet në kokë

Autoritetet iraniane kanë publikuar një raport, ku thuhet se vdekja e Mahsa Aminit nuk u shkaktua nga goditjet në kokë dhe gjymtyrë, por nga një sëmundje. Këto gjetje janë kundërshtuar nga familja e 22-vjeçares, që thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të dërgohej në paraburgim për shkeljen e rregullave të hixhabit.

Amini u arrestuar më 13 shtator nga policia e moralit të Iranit dhe vdiq tri ditë më pas. Dëshmitarët kanë thënë se ajo ishte rrahur gjatë arrestimit, ndërkaq babai i saj ka deklaruar se ajo kishte pasur shenja të dhunës në këmbët e saj, duke mbajtur përgjegjës policinë për vdekjen e së bijës.

Vdekja e Aminit ka nxitur një valë protestash në mbarë Iranin, lidhur me trajtimin e grave dhe kushteve të rënda të jetesës në përgjithësi. Të paktën 154 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë gjatë 18 ditë protesta, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, teksa qeveria iraniane ka paralajmëruar për shtypje më të ashpër të protestave, nëse ato vazhdojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?