Irani pranon fajin: Kemi goditur gabimisht avionin ukrainas

Ushtria iraniane ka dalë në një deklaratë shokuse. Pasi po mohonte prej disa ditësh, ushtria e Iranit ka pranuar fajin, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

Në deklaratë ushtria thotë se e ka goditur avionin ukrainas nga një gabim njerëzor për shkak se avioni fluturoi në zonën që Rojeve Revolucionare të Iranit. Ata që janë përgjegjës do të përgjigjen, vazhdon më tej deklarata.

Irani më parë kishte refuzuar aludimet se një prej raketave të tij rrëzoi aeroplanin pranë kryeqytetit, Teheranin, të mërkurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas një presioni të vazhdueshëm të SHBA-së dhe Kanadasë që thonin se Irani ka qëlluar me raketë avionin ukrainas bëri që ushtria ta pranonte verpimin e kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që në avionin ishin 176 persona dhe të gjithë humbën jetën tragjikisht. Në avion kishte më shumë shtetas kanadez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?