Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga Covid-19, 163 persona humbin jetën
Bota E Diel, 5 Korrik 2020 14:56
Irani ditën e sotme ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur 163 persona.
Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave në total ka shkuar në 11.571.
Ndërkaq, me 2.560 raste të reja, numri i të infektuarve me virusin ka arritur në 240.438.