FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironia e Putin me ish-agjentin rus: Falë Zotit shpëtoi! Po ta helmonim ne do kishte vdekur në vend

Ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal ka dalë nga spitali, njofton BBC. Ai ndodhej në spital që nga 4 marsi, kur së bashku me vajzën e tij Yulia u gjetën të pavetëdijshëm në qytetin e Britanisë së Madhe, Solsbury.

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar Skripal pas dalje së tij nga spitali duke thënë se nëse do sulmohej me helm të ushtrisë ruse do të kishte vdekur në vend.

Skripal tani mbrohet 24 orë me roje në një shtëpi të sigurtë në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania ka bërë akuza të shumta ndaj Rusisë, se janë ata që kanë gisht në këtë sulm, duke thënë se u shkaktua nga një agjent nervor të njohur si Novichok, që është krijuar në Bashkimin Sovjetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falë Zotit shpëtoi, nëse do e helmonim ne me helm ushtarak, ta dini se do kishte vdekur në vend. Por shyqyr që ia doli mbanë dhe la spitalin,” tha Putin gjatë takimit me kancelaren Merkel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?