Ish-kryeministri francez dënohet me burg

Një gjykatë franceze ka dënuar ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burg, tre prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike.

Ky ishte një nga skandalet më të mëdha politike të vitit 2017 në Francë që detyroi Fillon të anulojë kandidaturën e tij në zgjedhje presidenciale. Tashmë ish-kryeministri nuk mund të mbajë asnjë post publik për 10 vjet.

Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj. Ajo është dënuar me tre vjet burgim, të pezulluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarja Nathalie Garavironi, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zonja Fillon është punësuar në një pozicion pa angazhim”, ka thënë Gararino. Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy. Ata nuk do të shkojnë në burg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?