Ish-presidenti dhe një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë infektohet nga koronavirusi
Ish presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, njoftoi të martën se ishte testuar pozitivisht për Covid-19.
“Kam marrë një test pozitiv për Covid,” shkroi Poroshenko në Twitter.
55-vjeçari vuan edhe nga diabeti duke rritur potencialisht rrezikun e simptomave të rënda dhe komplikimeve.
Poroshenko gjithashtu tha se ai po kujdesej “në shtëpi” dhe duhej të anulonte udhëtimet e tij rajonale në mes të fushatës për zgjedhjet lokale më 25 tetor për të cilat partia e tij e Solidaritetit Evropian Perëndimor është në garë.
Për momentin, ai që është një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë dhe që udhëhoqi ish-republikën Sovjetike nga 2014 në 2019, “po përmirësohet”, tha një nga zëdhënësit e tij për AFP.
Ukraina po përballet me një përhapje të përshpejtuar të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi me rreth 3,000 raste të reja të regjistruara në ditë krahasuar me rreth 800 në korrik.
Deri më tani, më shumë se 204,000 raste të Covid-19 përfshirë 3,627 viktima janë identifikuar në këtë vend me rreth 40 milion banorë të vendosur në portat e Bashkimit Evropian.