Ishin kthyer në tmerrin e Spanjës, banda shqiptaro-ekuadoriane ”frenohet” në grabitjen e 100-të

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale e përbërë nga shqiptarë e ekuadorianë e cila akuzohet se është përgjegjëse për qindra grabitje në provincën e Gironas.

6 shqiptarë dhe një shtetas me origjinë ekuadoriane, rezidentë në Barcelonë  akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal dhe të 102 vjedhjeve me dhunë.

Ata kryesisht merrnin paratë, bizhuteritë si dhe pajisjet elektroshtëpiake. Hetimi nisi në korrik 2017 kur u vu re se disa grabitje ishin kryer nga i njëjti grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grabitësit kishin makina të ndryshme për të kryer grabitjet dhe kishin pajisje për të humbur gjurmët nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi përbëhej nga 10 persona, ndërsa grabitjet kryheshin nga tre: njëri që priste në makinë jashtë shtëpisë që do grabitjes dhe dy që hynin në banesa dhe grabisnin. Këto ndodhnin gjithmonë pasditeve kur në banesë nuk kishte njeri.

Më 27 qershor gjykata vendosi arrest me burg për 6 prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?