ISIS djeg të gjalla 19 vajza
Grupet terroriste nuk po njohin më kufi. Një lajm ku në qendër ka vrasjen e 19 vajzave të reja, ka ngritur pyetjen që miliona njerëz kanë, edhe sa vdekje do ketë dhe pse njerëzit nuk reagojmë? Kështu e nis raportimin e saj media britanike, e cila ka shkruar se djegia ka ardhur si pasojë e një refuzimi.
Militantët e ISIS kanë ekzekutuar publikisht 19 gra, duke i djegur të gjalla në Mosul, Irak, raportojnë aktivistët lokalë. Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve, britanikja “The Independent”, e cila ka shkuar se: Gratë u dogjën për vdekje në kafaze hekuri, sepse ata refuzuan që të kishin marrëdhënie seksuale me luftëtarë të ISIS, njoftoi agjencia kurde ARA News”.
“Ato janë dënuar për refuzimin për të bërë seks me militantët ISIS”, tha Abdullah al-Malla, një aktivist i mediave lokale. Një dëshmitar okular në Mosul tha për ARA News se: “19 vajzat u dogjën për vdekje, ndërkohë që qindra njerëz ishin duke shikuar. Askush nuk mundi të bënte diçka për të shpëtuar vajzat nga dënimi brutale”.
Mijëra gra nga Yazidi janë zënë rob, kur ISIS mori kontrollin e Sinjar, në Irakun veri perëndimor, në gusht të vitit 2014. Ushtria irakiane është duke u përgatitur për një sulm në fortesë ISIS e Falluxhës. Ushtarët kanë siguruar një lagje në jug të qytetit dhe janë gati për të hyrë në qendrën e qytetit.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

