ISIS godet Berlinin, merr përgjegjësinë për sulmin terrorist
Një kamion ka sulmuar një turmë njerëzish në një Treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, Berlin. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa janë plagosur 50 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur pranë ‘’Kishës së Kujtimit’’ në zonën e bulevardit ‘’Kurfuerstendamm’’, në qendër të Berlinit.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, autori i kësaj ngjarje, shoferi vrasës është arrestuar nga policia, ndërsa bashkëpunëtori i tij i cili ndodhej në kamion në momentin e përplasjes është vrarë nga policia. Mediat e huaja shkruajnë se ISIS ka marrë përgjegjësin për aktin e rëndë.
Sakaq nga policia është bërë thirrje që banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos i afrohen zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Ky sulm terrorist është i ngjashëm me atë të Nicës në korrik të këtij viti ku kamioni u fut në mes të turmës gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Francës dhe la të vdekur 86 persona.
Çdo viti, Berlini hap Tregun e Krishlindjeve ku ka më shumë se 100 dyqane ku mund të blihen zbukurime për festat e fundvitit.
Ora 22:56 Hollande: Solidaritet ndaj Merkel, popullit gjerman dhe familjeve të viktimave
Presidenti francez François Hollande i ka shprehur ngushëllimet kancelares gjermane Angela Merkel për viktimat e sulmit terrorist në qendër të Berlinit.
Përmes një statusi në Twitter, Hollande ka shkruar se i shpreh solidaritetin e tij Merkel, popullit gjerman dhe familjeve të viktimave Berlinit.
Ora 22:41 Merkel: Gjermania në zi për viktimat, jam e tmerruar nga sulmi
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka reaguar pas sulmit terrorist në qendër të Berlinit ku një kamion u fut në mes të turmës dhe la të vdekur 9 persona.
Merkel është shprehur se është e tmerruar nga sulmi, por që shpreson që të plagosurit t’i shpëtojnë plagëve të marra.
Kancelarja gjermane ka shkruar gjithashtu në Twitter se Gjermania është në zi për viktimat që kanë humbur jetën në këtë sulm.
(Video nga vendi i ngjarjes)
KOHA JONË SONDAZH

