ISIS publikon fytyrën e vrasësit të 38 turistëve në Tunizi
Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë zbuluar foto të personit që ata thonë se fshihet pas sulmit vdekjeprurës të 38 personave në plazhin e Tunizisë ditën e djeshme më 27 qershor. Nëpër llogaritë e rrjeteve sociale të ISIS, u shpërnda një foto e personit të quajtur Abu Yahya Qayrani, që mund të jetë emri xhihadis i Seifeddine Yacoubi, të armatosurit që u vra nga forcat e sigurisë. Në foto tregohet një djalë i ri me flokë të gjata dhe me bluzë të bardhë i cili pozon me dy armë zjarri. Në deklaratën që i bashkangjitet fotos shkruhet: “Vëllai ynë, ushtar i Kalifatit, Abu Yahya al Qayrani, arriti objektivin e tij pavarësisht forcave të sigurisë”. Kryeministri tunizian, Habib Essid tha se Yacoubi nuk ishte i njohur më parë nga autoritetet.Një person i dytë i armatosur raportohet të jetë arratisur. Dëshmitarët thonë se Yacoubi u pa gjatë ditës në plazh duke qeshur e duke bërë shaka me turistët dhe të jepte përshtypjen e një turisti.
KOHA JONË SONDAZH

