ISIS sulmon dy hotele turistike në Tunizi, 19 të vdekur

Njerëz të panjohur hapën zjarr sot në një hotel në zonën turistike tuniziane të Suzas duke shkaktuar vdekjen e 19 personave, njoftoi gazeta tuniziane ”al-Chouruk”.

”Një shkëmbim zjarri ndodhi edhe mes personave të panjohur dhe rojave të sigurisë së hotelit”, shtoi ajo.

Sipas Ministrisë së Brendshme tuniziane, sulmuesit janë vrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga marsi i kaluar, kur sërish të panjohur vranë 21 turistë dhe një polic në muzeun ”Bardo”, Tunizia ka rritur masat e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sulmin e sipërcituar përgjegjësinë e mori ISIS-i.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?