Italia është tronditur sot nga një skandal i rëndë në sistemin shëndetësor të rajonit të Bazilikatës. Policia Financiare italiane e Prokuroria e Materas, pas një hetimi prej 1 viti e gjysmë ka vënë nën urdhrin e arrestit shtëpiak guvernatorin e rajonit të Bazilikatës Marcello Pitella, i cili është vëllai i senatorit të Partisë Demokratike Gianni Pitella, ish eurodeputet, ish kryetar i Parlamentit Evropian e ish zëvendëskryetar i Parlamentit Evropian.

Hetimet e financës italiane kanë cuar në ekzekutimin e 22 urdhër arrestimi, 2 prej të cilëve në burg dhe 20 të tjerë në arrest shtëpiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes tyre dhe Governatori i Rajonit të Bazilikatës Marcello Pitella i akuzuar për abuzim detyre, falsifikim e manipulim të sistemit shëndetësor publik për interesa private e klietliste politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në konferencën për shtyp Prokurori Pietro Argentino ka deklaruar se hetimet kanë vërtetuar një “kushtëzim total të sistemit të shëndetësisë në këtë rajon nga interesa politike e private dhe manipulime të konkurseve publike në emërimet e këtij sektori”.

Marcello Pitella është anëtar i Partisë Demokratike Italiane qysh prej vitit 2007 dhe është zgjedhur guvernator i rajonit të Bazilikatës në zgjedhjet elektorale vendore të nëntorit të vitit 2013.

Marcello Pitella është vëllai i vogël i ish eurodeputetit të njohur italian aktualisht senator i Parlamentit Italian, Gianni Pitella, i cili me opinionet e tij shumë herë ka qënë pranë ngjarjeve politike të Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë në pritje të vendimit të Bashkimit Europian për hapjen apo jo të negociatave të Shqipërisë , Gianni Pitella me një letër të hapur i kërkoi Kryeminstrit italian Giuseppe Conte, të konfirmoj qëndrimin e Italisë në BE pro vendimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë.