Italia është vendi i tretë kreditor europian i Greqisë
Italia është vendi i tretë kreditor europian i Greqisë në një kuotë që varion prej 40-65 miliardë euro, por dhe vendi kryesor më i rrezikuar në rast të një dalje të Greqisë nga Eurozona. Kjo mundësi përllogaritet në bazë të borxhit publik të vendit e të rrezikut të kontaminimit ndaj këtij fenomeni. Kriza greke ndikon në rritjen e rendimentit të titujve shtetëror italianë e nëse grafiku i këtij rendimenti do të ngrihet me 2%, atëherë gjatë dy viteve të ardhshme pritet që borxhi publik i Italisë të rritet deri në 10 miliardë euro. Janë pra 5 miliardë euro më shumë në vit, para këto që qeveria italiane do t’i duhet t’i sigurojë me anë të rritjes së taksave apo reduktimit të shpenzimeve publike. Asnjë vend tjetër i Eurozonës nuk do të paguante një cmim kaq të lartë për një Grexit të mundshëm.
Italia është ekonomia e tretë e Eurozonës e kapitalin e saj në Bankën Qëndrore Europiane e nënshkruan me anë të Banka Italia, në një kuotë të barabartë me 12.3 %, pas Francës me 14,2 % e Gjermanisë me 18%. Nëse një vend braktis Bashkimin Europian borxhi i tij ngelet e rreziku i Italisë ndaj largmit të Greqië nga Eurozona kap vlerën e 65 miliardë euro, 10 prej tyre të garantuar me anë të borxhit dypalësh të shtetit italian ndaj qeverisë greke e pjesa tjetër me anë të fondeve të institucioneve financiare europiane.
Përvec rrezikut ekonomik, ekspozimi i Italisë ndaj Grexit është dhe në frontin politik. Aktualisht Italia së bashku me Spanjën është një nga vendet ku ekziston një forcë e rëndësishme politike anti-euro e aftë për të fituar zgjedhjet. Kjo është Lëvizja 5 Yje e cila së bashku me Lidhjen e Veriut e kanë shndërruar idenë e tyre të braktisjes së zonës euro si një luftë të vërtetë politike e elektorale.
Ndryshe nga cka ndodhi në Berlin ku situata greke detyroi këtë të hënë, kancelaren Merkel të organizoi një takim urgjent me të gjitha forcat politike apo imponoi presidentin francez Hollande t’i bëj thirrje Greqië për tu ulur në tryezën e bisedimeve me BE, kryeministri italian Matteo Renzi është shfaqur mjaft i kujdeshëm. Asnjë tëeet e asnjë deklaratë shtypi mbi c’ka po ndodh aktualisht në Greqi. Kryeministri italian merr kohë e nuk preonocohet publikisht. Ndoshta sipas analistëve shkak janë sondazhet e fundit, që flasin për një rënie të votëbesimit të italianëve ndaj qeverisjes Renzi e rritjen e simpatisë ndaj politikës antieuro të Lidhjes së Veriut e Lëvizjes 5 yje. Me mjaft interes pritet në frontin mediatike e diplomatik vizita e ardhshme më 1 korrik e kryeministrit italian në Berlin e takimi i tij me Angela Merkel.
Efektet e mbylljes së bankave greke ndikuan menjëherë në bursën italiane të Milanos, e cila e nisi javën me një humbje prej 5% e duke u stabilizuar gjatë mëngjesit të së hënës në një kuotë ulje prej -4 %. Një rënie të fortë kanë shënuar dhe titujt bankar të Banka Intesa San Paolo e Unicredit, ndërsa vlera e shkëmbimit valutor të euros kundrejt dollarit në Itali ka kapur kuotën e 1.10/1.11.
Mbi këtë situatë ministri i ekonomisë italiane Pier Karlo Padoan ka deklaruar “se përballë një Grexit të mundshëm, Ministria e Thesarit zotëron një plan të caktuar për t’u mbrojtur nga pasojat. Bazat e ekonomisë italiane si në financat publike ashtu dhe në zhvillimin e saj janë të forta.”
Ministri i Ekonomisë nuk ka përjashtuar “se Grexit mund të shkaktojë një gjendje shoku në tregjet financiare, por që mund të limitohen me anë të instrumentave të fuqishëm që zotëron Banka Qëndrore Europiane.”
KOHA JONË SONDAZH

