Italia hapet për turizmin, nga 15 Maji pa karantinë për qytetarët e BE

Italia ka hapur kufijtë për qytetarët e Bashkimit Europian duke nisur nga data 15 Maj. Është kjo që mundësi që vendi i jep sezonit turistik, duke lejuar hyrjen pa karantinë për vendet anëtare të unionit. Është ky vendimi i ministrave Di Maio dhe Speranza të cilët kanë vendosur të kapërcejnë karantinën gjithashtu edhe për qytetarët nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen shpall dritën jeshile për kontratën me Pfizer për 1.8 miliardë doza midis 2021 dhe 2023, ndërsa në Itali, janë kryer më shumë se gjysmë milion vaksina në 24 orët e fundit.

SHKARKO APP