Italia regjistron 1,896 të infektuar dhe 102 humbje jete nga Covid-19 në 24 orë
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 1,896 raste të reja me koronavirus nga 220,917 teste të kryera dhe 102 raste fatale. Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 126,690.
Raportohet po ashtu se njësitë e kujdesit intensiv të shtruar ndodhen 688 pacientë. Numri i atyre që janë nxjerrë nga spitali është 8,519, kurse shkalla e pozitivitetit qëndron në 0.85%.
Kjo është hera e parë në disa muaj që shkalla e pozitivitetit në vend bie nën 1 për qind, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ndërsa të hënën ishte 1.5%.
Të shtruarit në spital me simptoma në repartet e zakonshme Covid-19 janë 4,685, 225 njësi më pak krahasuar me të hënën (kur rënia ishte 283).
Të izoluar në banesë me koronavirus rezultojnë të jenë 176.353 persona.