Italia regjistron mbi 17 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, rritet numri i të vdekurve

Ulet numri i të infektuarve të rinj nga Covid-19 në Itali ndërkohë që numri i të vdekurve rritet.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 620 viktima, 200 më shumë nga një ditë më parë, duke çuar në 77.911 numrin total.

Gjithashtu nga 140 mijë testime të kryera, 17 533 persona të tjetër dolën pozitiv me koronavirus. Ditën e djeshme ishin 18 020 raste të reja në 121 275 tamponë të kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë personat në terapi intensive është 2.587, ndërsa të shtuar në të gjitha repartet covid janë 23.313 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?