Qeveria italiane, e drejtuar nga Mario Draghi, shtyn deri më 27 mars 2021 masën e ndalimit për levizjet nga një rajon në tjetrin, në të gjithë territorin e shtetit apenin.

Për zonat e verdha dhe portokalli, qytetarët kanë mundësi një herë në ditë për të lëvizur nga ora 05:00 deri në 22:00, për një maksimum prej dy personash, me fëmijë nën 14 vjeç.

Por kjo nuk do të ndodhë në zonat e kuqe.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 2.809.246 të infektuar dhe 95,718 viktima.