Izraeli dërgon sistemin “Kupola e Hekurt” dhe dhjetëra trupa në Emiratet e Bashkuara Arabe

Izraeli i ka dërguar Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) një sistem të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”, së bashku me trupa për operimin e tij, në fazat e para të luftës me Iranin, raportoi “Axios” duke cituar dy zyrtarë izraelitë dhe një zyrtar amerikan.

Bashkëpunimi ushtarak, i sigurisë dhe i inteligjencës mes Izraelit dhe Emirateve ka arritur nivele të reja gjatë konfliktit.

Dislokimi i paprecedentë i sistemit “Kupola e Hekurt” nuk ishte bërë më parë publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga nisja e luftës, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë objektivi kryesor i sulmeve iraniane në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, Irani ka lëshuar rreth 550 raketa balistike dhe raketa kruz, si dhe mbi 2 200 dronë ndaj vendit.

Shumica prej tyre janë interceptuar, por disa kanë goditur objektiva ushtarake dhe civile.

Sulmet masive e shtynë Abu Dabin të kërkonte ndihmë nga aleatët.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të dërgonin një bateri “Kupola e Hekurt”, së bashku me interceptorë dhe disa dhjetëra operatorë, pas një bisede telefonike me presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed.

Sipas një zyrtari të lartë izraelit, kjo ishte hera e parë që Izraeli dërgonte një sistem “Kupola e Hekurt” jashtë vendit, ndërsa Emiratet u bënë shteti i parë – përveç SHBA-së dhe Izraelit – që përdorin këtë sistem.

“Sistemi ka interceptuar dhjetëra raketa iraniane”, thanë burime izraelite.

Që nga fillimi i luftës, të dy vendet kanë bashkërenduar ngushtë veprimet në nivel ushtarak dhe politik.

Forcat Ajrore izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu sulme për të neutralizuar raketat me rreze të shkurtër në jug të Iranit, përpara se ato të godisnin Emiratet dhe vendet e tjera të Gjirit.

Prania e trupave izraelite në territorin e Emirateve mund të jetë politikisht e ndjeshme në rajon.

Megjithatë, zyrtarë emiratë theksojnë se lufta me Iranin ka ndryshuar perceptimet publike, duke e parë pozitivisht çdo ndihmë për mbrojtjen e vendit.

Nga ana tjetër, vendimi i Netanyahut për të ndarë një sistem mbrojtjeje ajrore në një moment kur edhe vetë Izraeli është nën sulm mund të shkaktojë reagime në vend.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje paqeje në vitin 2020.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të herëpashershme, përfshirë çështjen e Gazës, zyrtarë nga të dyja palët kanë thënë se partneriteti aktual është më i fortë se kurrë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?