Izraeli godet mbi 100 objektiva në Liban, 10 viktima në vetëm 10 minuta

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm këtë të mërkurë, pasi Ushtria e Izraelit bëri me dije se ka ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh ajrore në Libani. Mbi 100 objektiva të lidhura me Hezbollah janë goditur në Bejrut, në Luginën e Bekaa dhe në jug të vendit, brenda vetëm 10 minutash.

Autoritetet libaneze raportojnë një bilanc të rëndë. Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 89 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve.

Goditjet ajrore kanë prekur zona të dendura urbane, përfshirë ndërtesa banimi, xhami dhe automjete. Në disa zona të Bejrutit, ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet nën rrënoja, ndërsa një ndërtesë në lagjen Corniche al-Mazraa raportohet se është shkatërruar plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?