FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja cili Kryeministër do takohet me Donald Trump? (FOTO)

Prej që kur fitoi votat për të qenë President i SHBA-ve, lajmet mbi Donald Trump nuk kanë të ndalur. Urimet por dhe komentet e liderëve ane mbarë botës, nuk munguan ndaj fitores dhe deklaratave të Presidentit të 45-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kuriozitet është se kush Kryeministër, do ta takojë Trump? Duket se do të jetë japonezi, Shinzo Abe ai i cili u nis sot për Nju Jork ku do të takojë presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp. Deklaratat e të cilit gjatë fushatës vunë në pikëpyetje angazhimin ushtarak amerikan në Azi.

“Është një nder për mua të takoj presidentin e zgjedhur Tramp para drejtuesve të botës”, deklaroi Abe për shtypin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të diskutoj me presidentin Tramp ëndrrat tona për të ardhmen”, shtoi ai. Gjatë fushatës së tij, kandidati republikan kishte parashikuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë në jug të Gadishullit Korean dhe arkipelagut japonez në mungesë të një rritjeje domethënëse të kontributit financiar të dy vendeve. Ai nuk hezitoi të linte të kuptonte publikisht se do të ishte e preferuar që këto shtete të pajiseshin me armë atomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aleanca mes Japonisë dhe SHBA-së është guri i themelit i diplomacisë dhe sigurinë në Japoni”, theksoi Abe në aeroport duke shtuar se aleanca nuk mund të funksionojë pa besimin e ndërsjellë. “Dëshiroj të ndërtoj një marrëdhënie besimi me Tramp dhe të punojë ngushtë me të për paqen dhe prosperitetin e botës”.

kryeministri_japonez-620x348

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?