Ja pse nxënësit në Finlandë shkëlqejnë
Dallimi midis mes nxënësit më të mirë dhe më të dobët është shumë i vogël në Finlandë. Sistemi finlandez i shkollimit i vlerëson të gjithë nxënësit të barabartë pa marrë parasysh inteligjencën e tyre.
Sipas një studimi të kryer nga zyra finlandeze për vlerësimin e kualitetit të shkollimit, del se mësuesit finlandezë kanë meritën kryesore për dallimin e vogël midis nxënësit më të mirë dhe më të dobët në klasat finlandeze. Ky sistem shkollimi i cili po merret si model në shumë vende të botës është duke u përshtatur në shumë vende europiane.
Me kuadër mësuesish dhe profesorësh nga më të mirët në botë, të edukuar ekskluzivisht për mësimdhënie, qeverisë finlandeze i lehtësohet shumë puna duke ju deleguar vendimmarrëse për ndryshime dhe adaptime në kurrikula mësuesve. Kjo e bën mësuesin finlandez fleksibil dhe të përshtatshëm varësisht nga nxënësit qe ka në klasë, shkruan Business Mag Albania. Për më tepër ky sistem ka shkuar aq larg saqë vlerësimin e nxënësve në lëndën e matematikës e bën edhe pa teste apo detyra, por me aktivitete në ambient të hapur të cilat janë atraktive dhe shumë relaksuese për nxënësin.
Përveç mësuesve, disa nga arsyet pse sistemi finlandez i shkollimit është ndër më të mirët në botë janë: Nxënësit finlandez fillojnë shkollën në moshën 7-vjeçare. Krahasuar me sistemet e tjera, nxënësit në sistemin finlandez rrallë i nënshtrohen provimeve apo testeve deri sa arrijnë moshën e adoleshencës.
Të gjithë nxënësit, pavarësisht inteligjencës ndjekin mësimet në të njëjtën klasë. Përparimi i Finlandës falë sistemit të edukimit është evident sipas raportit të auditimit të Ëorld Democracy, që e radhit Finlandën në vendin e dytë më së paku të korruptuar në botë, që do të thotë se paratë e taksave të qytetarëve shpenzohen në mënyrë korrekte në shërbim të një shoqërie me standard kryesisht të barabartë.
KOHA JONË SONDAZH

