Java në tregje – Bankat amerikane në fokus, “të mëdhatë” do publikojnë rezultatet e T3

Bankat më të mëdha amerikane pritet të publikojnë ecurinë dhe performancën e tyre financiare në tremujorin e tretë të vitit, gjatë javës. Për këtë arsye, ky do të jetë edhe fokusi kryesor i tregjeve dhe investitorëve. Rënia e normave të interesit mund të ketë ushtruar presion mbi marzhet e fitimit të bankave, gjë që do të vihet re me interes të lartë nga investitorët kur të publikohen të dhënat gjatë javës.

Në rast se do të kemi rënie të fitimeve të sektorit në terma vjetorë, kjo do të ishte hera e parë në tre vite, ç`ka shton edhe më tej shqetësimet që rrethojnë ekonominë amerikane. Citigroup, Wells Fargo e Morgan Chase do të publikojnë rezultatet e tyre ditën e Martë, ndërkohë që të Mërkurën do të zbulohen të dhënat e Goldman Sachs dhe Bank of America. Parashikimet thonë se bankat më të mëdha amerikane do të raportojnë një rënie me 1.2% të fitimeve në tremujorin e tretë të vitit, ndërkohë që të ardhurat parashikohen në rritje me 0.9%.

Fitimet e bankave kanë një varësi të lartë nga të ardhurat neto nga normat e interesit, ose më saktë diferenca mes normave që ato paguhen për huatë afat-gjatë dhe asaj që ato paguajnë për huamarrjen afat-shkurtër. Rezerva Federale ka ulur dy herë normat gjatë vitit, në Korrik dhe Shtator, dhe shumëkush pret që të kemi një shkurtim tjetër këtë muaj.

SCAN

SHKARKO APP