Juncker: Greqia duhet të qëndrojë në zonën Euro

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi sot për Parlamentin Evropian se dëshironte ta shihte Greqinë, “e sulmuar” financiarisht, të qëndronte në eurozonë.

“As nuk duhet ta mendoni që t’i nxirrni grekët jashtë eurozonës,” tha Juncker përballë anëtarëve të samitit të eurozonës.

Gjithsesi, ai u shpreh se mundësitë për zgjidhje në samit janë të vogla e cila do të pasohet me një mbledhje te ministrave të Financave të monedhës së përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse sot do te gjenim një zgjidhje, ajo do ishte një e thjeshtë”, u shpreh Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juncker dëshiron që kryeministri grek, Aleksis Cipras të japë shpjegime për referendumin e të dielës mbi ndihmën për Greqinë të cilën grekët me shumicë votash e refuzuan.

Presidenti i Komisionit Evropian theksoi se ai e respekton zgjedhjen e tyre por se dëshiron “ta kuptojë atë” sepse paketa për ndihmë për të cilën grekët votuan nuk është më e vlefshme që prej referendumit të së dielës.

Rreth 61 për qind votuan kundër kushteve të ndihmës për Greqinë.

Vendi ka zbatuar shumë masa shtrënguese për sigurimin e paketës së ndihmës prej 110 miliard euro në 2010 dhe një pakete të dytë, të cilat arrijnë shumën 172.6 miliard euro në vitin 2012.

Takimet e së martës janë kritike sepse bankave greke po u mbarojnë paratë me shpejtësi pavarësisht mbështetjes me likuiditete nga Asistenca Emergjente për Likujditet e Bankës Qendrore Evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?