Kabineti i Trump, më i pasur se 1/3 e familjeve amerikane!

17 personat që presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, i caktoi për kabinetin e tij apo në poste me rëndësi, kanë 9.5 miliardë dollarë. Disa pozicione janë ende bosh, por që tani ky kombinim është më i pasur se 43 milionë familjet më të varfra të Shteteve të Bashkuara. Kjo është më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të familjeve në Shtetet e Bashkuara, shkruan Quartz, transmeton Telegrafi.

Kjo pasuri është e paprecedent në kabinetin e presidentit amerikan. Të dhënat që janë përdorur janë nga viti 2013, nga Anketa e Financave të Konsumatorit (Survey of Consumer Finances). Këtë Anketë e bëjnë Rezervat Federale, ndërsa konsiderohet si më e sakta për pasurinë amerikane.

Vlerësimet janë përshtatur me inflacionin dhe rritjen e numrit të familjeve. Është e mundur që pasuria e amerikanëve të varfër të jetë rritur deri sot, por kjo megjithatë ka pak gjasa të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet thene se 13 për qind e familjeve amerikane kanë zero apo pasuri negative për shkak të borxheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe nëse e krahasojmë pasurinë e kabinetit të Trumpit me një familje mesatare, prapë mbetet shifër mbresëlënëse. Kështu, duhen 120 mijë familje me vlerë mesatare neto prej 83 mijë dollarëve që të barazohet me katër anëtarët më të pasur të këtij kabineti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?