Kali “livadhis” brenda avionit, piloti bën ulje emergjente

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fluturim të një avioni Boeing 747, që ishte nisur nga Nju Jorku dhe kishte për destinacion final Belgjikën. Piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një kalë ka arritur të dalë nga stalla e tij dhe të lëvizë lirshëm në bordin e Boeing 747. “Po zotëri, ne jemi një aeroplan mallrash”, dëgjohet të thotë piloti në regjistrimin audio të kontrollit të trafikut ajror të marrë nga Live ATC.

“Ne kemi një kafshë të gjallë, një kalë, në bordin e aeroplanit dhe kali arriti të dalë nga stalla e tij. Ne nuk kemi problem për të fluturuar, por duhet të kthehemi në Nju Jork”.

Në audion e regjistruar kuptohet se piloti ka lëshuar edhe rreth 20 ton karburant mbi Atlantik, për t’u siguruar që avioni nuk ishte mbi kufirin e peshës së sigurt për ulje.
Piloti po ashtu kërkon nga kontrolli i trafikut ajror që një veteriner të jetë i pranishëm kur avioni të ulet në aeroportin JFK të Nju Jorkut. “Ne kemi një kalë në vështirësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?