Kallas: 50 milionë euro nga BE si mbështetje për infrastrukturën energjetike të Ukrainës
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se Rusia po dështon në fushën e betejës dhe përmes sulmeve në infrastrukturës energjetike, po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. “Rusia po dështon në fushën e betejës, kështu që po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. BE-ja po përgjigjet me paketën më të madhe të ndihmës për dimër ndonjëherë. Vetëm sot, ne siguruam 500 gjeneratorë shtesë dhe 50 milionë euro për mbështetje energjetike. Paralelisht, ne rrisim presionin mbi Rusinë”, theksoi Kallas përmes një postimi në rrjetin social X.
KOHA JONË SONDAZH

