Kamala Harris thirrje për unitet: Unë besoj tek Amerika
Zv/presidentja amerikane, Kamala Harris ka mbajtur fjalim në Shanksville në ceremoninë e 20 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.
Sipas BBC, ajo tha se ngjarjet që u shpalosën në fluturimin 93 “na tregojnë aq shumë për guximin e atyre në bord, të cilët dhanë gjithçka… për qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Në një kohë terrori të plotë, ne u kthyem kah njëri-tjetri. Në fytyrën e një të huaji pamë fytyrën e një shoku”.
Më pas tha edhe se “Kjo na kujtoi rëndësinë dhe forcën e unitetit tonë si amerikanë, dhe se është e mundur në Amerikë. Me unitet nuk nënkuptoj uniformitetin. Ne kishim dallime mendimesh në vitin 2001 siç bëjmë në 2021. Unë besoj tek Amerika, diversiteti ynë është forca jonë”.