Kancelari gjerman, Friedrich Merz u bashkohet udhëheqësve botërorë, dënon të shtënat në Uashington
Kancelari gjerman, Friedrich Merz u është bashkuar udhëheqësve të tjerë botërorë në dënimin e të shtënave me armë zjarri, gjatë darkës së korrespondentëve në Uashington, ku mori pjesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Dhuna nuk ka vend në një demokraci. Ne vendosim me shumicë, jo me armë”, shkroi Merz në X.
“Unë dënoj sulmin e tentuar në Uashington dhe jam i lehtësuar që presidenti Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt”, tha kancelari gjerman.
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan ndërsa darka vjetore e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë po zhvillohej në hotelin “Washington Hilton” dje në mbrëmje, duke bërë që forcat e sigurisë të evakuonin me shpejtësi Trump, bashkëshorten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga salla.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, kanë shkuar në X, duke reaguar ndaj lajmit se asnjë zyrtar apo gazetar nuk u plagos, ndërsa vetem një oficer i Shërbimit Sekret u godit nga një plumb, i shpëtuar nga jeleku antiplumb.
KOHA JONË SONDAZH

