Kapen 5 ton drogë në Itali, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Policia financiare e qytetit të Breshias ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar një megaoperacion që ka çuar në sekuestrimin e 5 ton drogë të llojit heroinë, kokainë, marijuanë e hashash.

99 persona janë arrestuar, ndërsa 196 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane.

Personat e arrestuar janë pjesë e 5 organizatave kriminale me degëzime ndërkombëtare që furnizonin me drogë tregun dhe grupet e trafikantëve italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes të arrestuarve janë dhe anëtarë të një organizate kriminale shqiptare, e cila kishte lidhje me mafiat italiane Ndragheta, Camorra e Sacra Corona Unita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia italiane ka sekuestruar gjatë këtij operacioni të mira materiale si makina luksoze, barka e para cash në vlerë 1 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?