Kasapët kërkojnë mbrojtje ndaj veganëve

“Na lini të punojmë të qetë”. Këtë kërkojnë kasapët francezë ndaj militantëve veganë, të cilët kohët e fundit kanë bërë disa akte të vërteta vandalizmi:

Vitrina të thyera, dyqane të dëmutar, hedhje gurësh dhe boje të kuqe, që simbolizon gjakun e kafshëve, e deri tek ngazëllimet në Facebook, nga ana e një ultra veganeje, për vrasjen e një kasapi në sulmin terrorist që ndodhi në Trebe.

Për të gjitha këto, më 22 qershor, Konfederata e 18 artizanëve të sallamerive, përmes presidentit të tyre Jean-Francois Guihard, i kanë dërguar një letër ministrit të brendshëm Gerard Collomb.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi thellësisht të shqetësuar që një pjesë e popullsisë do t’i imponojë maxhorancës stilin e saj të jetës, për të mos thënë, ideologjinë e saj”, shkruahet në dokument.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sulmet kundër kasapëve dhe të gjithë linjës, janë as më pak e as më shumë, se një formë terrorizmi”.

Në Francë, personat që nuk hanë mish llogariten në 2% të popullsisë, një ndër më të ultat në Europë.

Rreth 30.3% e italianëve mendojnë se stili vegan i jetës lidhet me sjellje të patolerueshme dhe fanatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?