KE, Ivanovit: Bëre mirë që e ktheve mbrapsht faljen e politikanëve

Komisioni Evropian sot ka përshëndetur vendimin e presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov për të shfuqizuar plotësisht faljen e të gjithë personave politikë që janë nën hetime.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç sot ka deklaruar se “tani mbetet që liderët politikë t’i kthehen tavolinës për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, si edhe sa më shpejt të mbahen zgjedhje të besueshme“.

Më tej, Kocijançiç thotë se “ky është një hap që lejon rikthimin e e drejtësisë në normalitet dhe Prokuroria Speciale të vazhdojë me punën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?