Kërcënimi i kandidatit austriak për president: O ne, o Turqia në BE!

“Nëse BE pranon Turqinë, atëherë Austria do ta braktisë Bashkimin Europian!”, është ky kërcënimi i Norbert Hofer, kandidatit për president.

Pas anulimit të zgjedhjeve për president, Hofer e sheh veten sërish kandidat për të fituar dhe ka kërcënuar BE-në.

I njohur për politikat ekstremiste ndaj emigrantëve dhe euroskepticizmit, qendrimi i Hofer nuk është edhe aq i çuditshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hofer ka thënë se nëse bëhet president në zgjedhjet e vjeshtës do të mbajë qendrim të rreptë ndaj BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse Turqia anëtarësohet në BE, atëherë ne nuk do të qendrojmë më”, ka deklaruar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?