Kërkon të jesh në Politikë? Duhet të dalësh “i pastër” në BE, SHBA dhe Australi

Vasil Stojovski, deputet i opozitës parlamentare nga radhët e minoritetit të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që shqiptarët, të cilët rezultojnë të dënuar për vepra të rënda penale apo i fshehin këto dënime të marra, jo vetëm në Shqipëri por edhe në BE, SHBA, e Australi, nuk duhet të jenë pjesë e politikës e aq më pas e Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Stojovski ka dërguar një projektligj në Kuvend, ku kërkon që ligji i dekriminalizimit të futet edhe në vendet e tjera të rajonit si, Mali i Zi, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut e Serbia. Sipas Stojovskit, nëse një person dëshiron të futet në politikë duhet të rezultojë i pastër edhe në vende si Norvegjia, Islanda e Zvicra.

Drafti është dërguar në Parlament dhe pritet që të shqyrtohet në sesionin e ri për vitin 2021. Në ligjin aktual që përfshin vetëdeklarimi në ligjin e dekriminalizimit përfshin vendet e BE-së, SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, por jo të tjerat që propozonte deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?