Kërkonte punë si dado, oferta e pazakontë për 24-vjeçaren: 200 euro/ora nëse vishesh s*ksi

Një vajzë 24-vjeçare nga Modena në Itali, po kërkonte punë si dado por që ajo është përballur me një ofertë të pazakontë. Pas një shkëmbimi mesazhesh me punëdhënësin e pretenduar, vajzës iu ofruan 200 euro në orë në rast se pranonte që punën e dados ta bënte duke u veshur me rroba seksi.

Qasja e punëdhënësit nisi me një ofertë pune shumë normale si kujdestare fëmijësh, por dialogu avancoi shpejt te oferta e padëgjuar.

“Fillon nga 10 euro në orë, por nëse jeni e interesuar të fitoni më shumë, ekziston mundësia që të pastroni me veshje seksi dhe të vëzhgoheni gjatë kësaj kohe, Aty do të vendoset çmimi i ri. Varet se si jeni veshur. Ka mundësi të merrni 200 euro për një orë”, thuhej në mesazh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?