FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kerry hedh poshtë spekulimet . SHBA nuk është e implikuar në atentatin e ambasadorit rus

Kirby në brifingun e rregullt tha se Kerry “ka shprehur shqetësim për disa spekulime se Amerika është e përfshirë në atentatin apo e ka mbështetur”

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby të martën deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka shprehur shqetësim në lidhje me disa spekulime se SHBA është e përfshirë në atentatin e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, raporton Anadolu Agency (AA).

Kirby në brifingun e rregullt theksoi se Kerry “ka shprehur shqetësim për disa spekulime se Amerika është e përfshirë në atentatin apo e ka mbështetur nga fakti se Fethullah Gyleni ndodhet në SHBA”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një pretendim qesharak. Nuk ka asgjë që tregon se kjo është e vërtetë. Kerry gjatë bisedës së sotme na tha qartë këtë”, ka thënë Kirby.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikujtojmë se ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Çavuşoğlu të martën informoi Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry se organizata terroriste FETO qëndron pas vrasjes së Andrey Karlov, ambasadorit rus në Ankara.

Sipas burimeve diplomatike të Turqisë, Çavuşoğlu ka biseduar me telefon me Kerry-in, dhe me këtë rast ia kumtoi se atentatin në Ankara e ka kryer Mevlut Mert Altintas, duke vënë në dukje se pas atentatit të ambasadorit Karlov qëndron organizata terroriste FETO.

Ambasadori rus Karlov u vra të hënën në një sulm terrorist gjatë fjalimit në hapjen e një ekspozite fotografish në Ankara të organizuar nga Ambasada Ruse dhe komuna e Ankarasë Çankaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?