FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kerry: Votimi në OKB ka qenë edhe mbi zgjidhjen me dy shtete

“Votimi në OKB ka qenë edhe lidhur me zgjidhjen me dy shtete, ne për këtë shkak kemi dhënë mbështetje”, tha Kerry.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në konferencë për shtyp në Washington lidhur me rezolutën të cilën të premten e miratoi Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e cila nga Izraeli kërkon që të ndalë ndërtimin dhe përhapjen e vendbanimeve në territorin e okupuar palestinez, tha se votimi mbi këtë çështje ka qenë i lidhur edhe me idenë e zgjidhjes me dy shtete.

“Votimi në OKB ka qenë edhe lidhur me zgjidhjen me dy shtete, ne për këtë shkak kemi dhënë mbështetje”, tha Kerry, duke shtuar se zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë që të arrihet paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ai theksoi se liderët që flasin për lagje të reja hebreje veprojnë fillimisht sipas urdhërave ideologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Liderët që flasin lagje të reja veprojnë sipas urdhërave ideologjike me të cilat plotësisht injorojnë kërkesat legjitime të palestinezëve”, tha Kerry.

Ai theksoi se votimi mbi rezolutën e lartpërmendur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka qenë në pajtim me vlerat amerikane.

Kujtojmë se të premten Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën me të cilën nga Izraeli kërkon që të ndalojë ndërtimin dhe përhapjen e venbanimeve në territorin e okupuar palestinez. Rezoluta, të cilën e propozuan Malajzia, Zelanda e Re, Senegali dhe Venezuela, u miratua me 14 vota për, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës abstenuan. -AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?