Kiev, situata energjetike stabilizohet
Bota E Premte, 30 Dhjetor 2022 19:15
Situata e energjisë elektrike është “stabilizuar” në kryeqytetin ukrainas pas breshërisë së djeshme të sulmeve ruse, ka deklaruar kompania energjitike e qytetit DTEK. Dje 40% e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike. Ukrenergo tha se pasojat e dëmit patën një ndikim shumë më të vogël në funksionimin e sistemit energjetik sesa priste armiku. Ai tha se situata në Ukrainën jugore dhe lindore mbetet e vështirë.
KOHA JONË SONDAZH

