Kina dhe SHBA-ja, në luftën e re globale javën e ardhshme?
Kina është në një përplasje me SHBA mbi një konflikt të ashpër territorial që ka ngjallur frikën e një lufte të re globale në javën e ardhshme.
Siç raporton “Daily Express”, një betejë ligjore midis Kinës dhe Filipineve do të përfundojë të martën, më 12 korrik, kur Gjykata e Arbitrazhit në Hagë, do të jap vendimin mbi të ashtuquajturin rrugën e rëndësishme të anijeve në Detin e Kinës Jugore. Kina pretendon pothuajse të gjithë detin dhe burimet. Ajo ka vazhduar një program të ndërtimit agresiv të porteve ushtarake, pavarësisht nga dënimi ndërkombëtar.
Gazeta bën me dije se vendi tashmë ka thënë se do të injorojë vendimin e Hagës. Ministri i Jashtëm Wang Yi ka thënë se kriza do të shkallëzohet vetëm nëse rriten mosmarrëveshjet dhe tensionet. Përpara vendimit, qeveria amerikane bëri thirrje për “të gjithë paditësit për të shmangur veprimet provokuese apo deklarata të ngjashme”.
Por, në një editorial në gazetën People Daily, një zëdhënës zyrtar i Pekinit ka paralajmëruar se do të ketë “një çmim për tu paguar” për këto ndërhyrje të mëtejshme nga ana e SHBA-së. Më tej në editorial citohet se: “Ka në fund të fundit çdo çështje një çmim, që duhet paguar në qoftë se linja kalohet. Nëse Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga kostoja, zgjedhin rrugën e” lojës me zjarrin”, si presion ndaj të tjerëve, SHBA mban të gjithë përgjegjësinë për tensione, ndoshta të mëtejshme në Kinë e Jugut”, – nënvizohet në editorial.
Tensionet mes Kinës dhe SHBA-së janë ndezur prej disa muajsh. Zyrtarët kinezë janë tashmë se janë të zemëruar me Amerikën, kjo për përfshirjen e saj në misione detare brenda Detit të Kinës Jugore. Sipas SHBA-së, ky veprim është në bazë të Konventës, për liri të lundrimit në ujërat ndërkombëtar.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

