Kina e gatshme të pranojë që virusi doli nga laboratori
Media italiane TGcom24 se SHBA dhe Kina kanë arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Kina do të pranojë publikisht fajin për rrjedhjen e virusit Sars COV2 nga laboratori në Ëuhan.
Lajmi se Kina është e gatshme të pranojë fajin ka ardhur pas hetimeve dhe studimeve të shumta, të cilët kanë arritur në përfundimin se virusi SARS-Cov-2 , ka rrjedhur nga laboratori në Ëuhan.
SHBA, nga ana e saj, është e gatshme të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave Pekini vetëm kohët e fundit mësoi për “arratisjen” e virusit nga laboratori dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehur të vërtetën do të ndiqen penalisht, pasi kanë parandaluar Kinën që të informojë menjëherë Shtetet e Bashkuara dhe botën për kërcënimin e rëndë.
Po ashtu burime të TGcom24 bëjnë të ditur se mes superfuqive botërore është rënë dakord edhe për një strategji të daljes nga pandemia.
Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte vënë në dyshim raportin e bërë publik nga ekipi i tij, icili hodhi poshtë idenë e daljes së virusit nga laboratori.
“Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë, kishte një shtytje të parakohshme për të përjashtuar teorinë e se virusi kishte dalë nga laboratori Ëuhan “, tha shefi i OBSH-së. Tedros madje i kishte bërë thirrje Pekinit: “Në fillim të pandemisë , ju nuk na i dhatë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë më e hapur, transparente dhe bashkëpunuese. U detyrohemi miliona të vdekurve të gjejmë të vërtetën”.