Kina i kërkon SHBA-së lirimin e menjëhershëm të Maduros: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim dhe bashkëpunim pozitiv” me qeverinë e Venezuelës.

Vetëm disa orë para arrestimit, Maduro kishte pritur në Karakas një delegacion kinez të kryesuar nga përfaqësuesi special për Amerikën Latine, Qiu Xiaoqi. Pamjet filmike i tregonin palët duke buzëqeshur gjatë takimit, pa dijeni për zhvillimet që do të pasonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kina ka qenë një nga mbështetëset kryesore ekonomike të Venezuelës vitet e fundit, veçanërisht pas sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj në vitin 2017. Në vitin 2024, Pekini bleu mallra venezueliane me vlerë rreth 1.2 miliardë paund, duke i ofruar Karakasit një “litar shpëtimi” ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Kinës vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë rritur, ndërsa ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, deklaroi se Pekini nuk mund të pranojë që ndonjë shtet të veprojë si “gjyqtari i botës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?