Kina mund të ketë gjetur “pacientin zero”, 61-vjeçarja me Covid para se të pranohej ekzistenca e virusit

Xu, një grua 61 vjeçare, u diagnostikua me koronavirus vetëm tre javë para se Kina të pranonte publikisht ekzistencën e Covid-19, sipas një artikulli të Daily Mail. Detaje tronditëse të përhapjes së Covid në të gjithë botën kanë dalë në dritë nga një gabim i bërë nga zyrtarët kinezë.

Sipas artikullit të Daily Mail, një zyrtar i lartë kinez bëri një gabim duke zbuluar emrin, adresën dhe detajet e një prej personave të parë të dyshuar se ishin infektuar me Covid-19 në Wuhan, tre javë para se autoritetet e Pekinit të publikonin shifrat zyrtare.

Sipas të dhënave, “Pacienti Zero” jetonte rreth një milje larg nga një prej laboratorëve kryesorë të koronavirusit në qytetin kinez. Shtëpia e saj ishte gjithashtu pranë një linje hekurudhore, e cila sipas mediave kineze luajti një rol kryesor në përhapjen e virusit në Wuhan, raporton abcnews.al

Nga ana tjetër, deputeti britanik Tom Tagenhat, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme tha se kishte ardhur koha që Kina të hapte të gjitha dosjet e saj në mënyrë që njerëzit të mësojnë të vërtetën në lidhje me origjinën e Covid-19.

Profesori Hugh Changshua, një profesor i biostatistikës në Universitetin Wuhan, tha për revistën mjekësore Health Times se  kishte regjistruar 47,000 raste të konfirmuara dhe të dyshuara në bazën e të dhënave kombëtare deri në fund të Shkurtit 2020.

“Ka prova të një pacienti që u sëmur me 29 shtator,” tha ai. “Të dhënat tregojnë se pacienti nuk kishte bërë një test të acidit nukleik dhe diagnoza klinike ishte e dyshimtë. Pacienti më pas humbi jetën.

Më pas u raportuan  disa të infektuar të tjerë me 14 dhe 21 nëntor 2019, si dhe shumë të tjerë para 8 dhjetorit 2019, raporton abcnews.al

Health Times kishte një “screenshot” të dy rasteve që ishin infektuar me virus në nëntor në bazën e të dhënave të profesorit. Megjithëse detajet personale ishin të paqarta, disa ishin të dukshme, përfshirë emrin e spitalit.

Sipas këtij informacioni, pacienti Xu u trajtua në Spitalin Rongjun në Qytetin Wuhan dhe, duke pasur parasysh numrin e ndërtesës dhe rrugës, pothuajse me siguri jetonte në komunitetin “Kaile Guiyan” në Rrugën Zhuodaoquan, rreth 600 metra nga qendra mjekësore ku u transferua.

Si spitali, ashtu edhe rezidenca e saj ndodhen në zonën Hongshan, ku shumica e hulumtimeve janë kryer në laboratorë të ndryshëm rreth koronavirusit./abcnews.al

SHKARKO APP