Kina “pa virus”, në Wuhan mbahet festivali pesë-ditor

Në Wuhan të Kinës, qytetin prej nga ku u shfaq fillimisht Covid-19, i është rikthyer jetës normale prej kohësh. Në saj të Festës kombëtare të Punës në qytetin që tanimë cilësohet pa Covid nga autoritetet, mijëra persona morën pjesë në festivalin dy-ditor të muzikës, që mban sonte mbrëmjen e fundit të tij.

Ndonëse u pa me skepticizëm në fillim nga frika e virusit, autoritetet dhanë më në fund dritën jeshile për organizimin e tij, dhe mjaft të rinj u mblodhën për të parë nga afër emrat me në zë të muzikës vendase. Nga spektatorët, u vu re që shumica nuk mbante as maska.

Ky nuk është festivali i vetëm që zhvillohet në Kinë. Në Pekin festimet zgjasin 5 ditë, aq sa edhe festa kombëtare. Vendi komunist duket se e ka lënë pas njëherë e përgjithmonë situatën pandemike, me raste të infektuarish që vijnë kryesisht nga jashtë. Dje u raportua për vetëm 16 të infektuar të rinj, por kjo nuk përbën shqetësim për autoritetet.

SHKARKO APP