Kisha Katolike në SHBA e përfshirë në skandale seksuale
Kisha Katolike në SHBA është zhytur edhe më thellë në krizë, pasi së fundmi janë zbuluar dëshmi të reja të abuzimit seksual të klerikëve ndaj të miturve.
Dëshmia e fundit e përmasave të mëdha u zbulua të enjten në një raport ekskluziv të Associated Press (AP), e cila tha se rreth 50 dioqeza dhe urdhra fetarë kanë zbuluar publikisht emrat e më shumë se 1.000 priftërinjve dhe të tjerëve të akuzuar për abuzime seksuale me fëmijë.
Zhvillimi vjen pas raportit të jurisë së madhe të Pensilvanisë gushtin e kaluar, ndërkohë që 55 organizime të tjera fetare planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë në muajt e ardhshëm. Lista më e madhe e emrave erdhi nga Provinca Perëndimore e Jezuitëve, urdhër fetar që përfshin nëntë shtete amerikane perëndimore, i cili identifikoi 111 priftërinj.
AP tha se kanë gjetur gjithashtu se “rreth 20 hetime lokale, shtetërore ose federale, qoftë penale apo civile, janë nisur që nga publikimi i gjetjeve të jurisë së madhe”.
KOHA JONË SONDAZH

