Kolumbia vendos ushtrinë në kufi, shqetësim për regjimin e destabilizuar të Venezuelës

Në zonën kufitare mes Kolumbisë dhe Venezuelës, qeveria kolumbiane ka kthyer shqetësimet për një regjimi të destabilizuar në masa konkrete ushtarake

Autoritetet kanë forcuar praninë e trupave, të shqetësuara pjesërisht nga aktiviteti në rritje i grupeve rebele të krahut të majtë, të cilat lëvizin lirshëm përgjatë kufirit

Sipas raportimeve të BBC, grupi rebel ELN, i cili tradicionalisht ka pasur lidhje të ngushta me qeverinë e Maduros dhe ka gëzuar mbrojtjen e saj, mund të jetë i gatshëm të përfshihet në një konflikt të armatosur me trupat amerikane

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, qeveria e presidentit kolumbian, Gustavo Petro, është gjithashtu e shqetësuar se një ndërhyrje më e gjerë amerikane në Venezuelë mund të shkaktojë flukse edhe më të mëdha emigrantësh dhe refugjatësh, të cilët do të kalonin përmes Kolumbisë për të arritur në Shtetet e Bashkuara

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria kolumbiane thekson se objektivi kryesor është ruajtja e sigurisë së kufirit dhe parandalimi i destabilizimit të mëtejshëm, duke monitoruar me kujdes aktivitetet e grupeve rebele dhe lëvizjet e mundshme të popullsisë civil

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?